0.05 sekonda shpëtuan Trump, grafiku tregon se sa pranë vdekjes ishte ish-presidenti amerikan
Vetëm 0.05 sekonda e kanë shpëtuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump nga vdekja, në atentatin që iu bë gjatë mitingut në Pensilvani.
Në rrjetin social X (dikur Twitter) është publikuar një grafik që tregon se sa pranë vdekjes ishte kandidati për president.
Siç tha edhe vetë Tump, nëse nuk do të kthehej, pra nuk do ta drejtonte shikimin në një pikë tjetër, do të kishte vdekur. Ai shpjegoi se ktheu kokën për të parë statistikat e emigracionit të paligjshëm të shfaqura në ekran.
“Ai grafik që po shikoja më shpëtoi jetën. Patrulla e Kufirit më shpëtoi jetën. Nëse nuk do të kisha treguar atë grafik dhe do të ktheja kokën për ta parë, ai plumb do të më kishte goditur mu në kokë”, tha Trump pas atentatit.
Ish-presidenti amerikan i mbijetoi atentatit me vetëm një lëndim në vesh, ndërsa autori i sulmit u identifikua si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, banor i Bethel Park, Pensilvani. Crooks u vendosën në majë të ndërtesës më pak se 120 metra nga podiumi ku Trump po i drejtohej turmës. Ai u qëllua në kokë nga snajperët e sigurisë së Trump.