1 000 të vrarë pas sulmit izraelit ndaj kampit të refugjatëve ”Jabalia”
Është rritur në 1 000 numri i të vrarëve, të plagosurve dhe të zhdukurve në sulmin e Izraelit ndaj kampit të refugjatëve ”Jabalia”, njofton ATSH.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra tha se “numri i të vrarëve, i të plagosurve dhe i të zhdukurve është rritur në 1 000″.
Al-Qudra nuk dha më shumë informacione në deklaratën e tij rreth orës 03:47.
Ishte bërë e ditur se dhjetëra persona humbën jetën dhe u plagosën në bombardimin e dytë që ushtria izraelite kreu ndaj kampit të refugjatëve ”Jabalia” në veri të Rripit të Gazës nën bllokadë.
Ekipet e Mbrojtjes Civile dhe banorët e zonës filluan punimet e kërkim-shpëtimit.
Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza ishte theksuar se në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë sipas të dhënave paraprake humbën jetën 100 persona ndërsa u shkatërrua plotësisht lagjja “Blloku 6”, një nga vendbanimet civile që ndodhet në kamp.