“1 kg shegë” në teatrin “Migjeni” – Shfaqja, produksion i fondit të teatrit për të rinj
“1 Kg shegë”, produksion i fondit të teatrit për të rinj u shfaq për publikun shkodran në teatrin “Migjeni”.
Nën interpretimin e një kasti aktorësh të rinj dhe me një skenografi të veçantë, shfaqja me regji të Gerti Palalit dhe tekst të Suad Arillës kishte në fokus përcjelljen e mesazheve të rëndësishme shoqërore kundër veseve njerëzore.
Kur mesazhi buron nga të rinjtë përmes artit, dimensioni i tij bëhet më i gjerë.
“1 kg shegë” do të shfaqet për spektatorët edhe më 20 nëntor në teatrin “Migjeni” duke nisur nga ora 19:00.