1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës
Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte në orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).
Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.
Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste 1 Majin.
Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit ne vitin 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 majit është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.
Në Evropë 1 Maji është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.
Për herë të parë 1 Maji është kremtuar në Shqipëri në vitin 1905, kohë kur Shqipëria ende ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Një grup të rinjsh e punëtorësh organizuan në një manifestim nëpër rrugët jashtë qytetit të Shkodrës.
Një manifestim tjetër që përmendet është ai i bashkimit luftarak të punëtorëve të Shkodrës të zhvilluar me 1 maj të vitit 1907, dy vite pas manifestimit të parë. Që atëherë, kremtimi i 1 Majit u bë traditë për punëtorët e Shkodrës dhe më vonë edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Pas shpalljes së Pavarësisë e sidomos gjatë periudhës së qeverisjes e mbretërimit të Ahmet Zogut nuk kanë munguar manifestimet në përkujtim të 1 Majit.