1 në 10 fëmijë lind para kohe-Vdekshmëria foshnjore në rënie falë mjekëve dhe aparaturave
Rominës ju desh të ndërpriste shtatëzaninë në javën e 28 për shkak të tensionit të lartë por besimin tek bluzat nuk e humbi asnjëherë.
Sot një në 9-10 fëmijë lind para kohe dhe sipas drejtoreshës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” janë faktorët kryesorë që ndikojnë.
“Duke qenë se kemi rritje të sëmundshmërisë, të moshës së lindjes së fëmijës së parë apo të rritjes së fekondimit të asistuar numri i lindjeve prematurë ka një tendenca për tu rritur”.
Por ka shumë shpresë dhe faktet tregojnë se sot vdekshmëria foshnjore ka rënë ndjeshëm.
“Për shaka të aftësisë së mjekëve si edhe investimet të pajisje dhe medikamente ka bërë që të ulet numri i vdekshmërisë së foshnjave”, u shpreh mjekja.
Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu në një bisedë me mjekët tha se ata do të mbështeten në formim dhe investime.
Sot Romina i ka krahët plot me djalin capken dhe përcjell mesazhin për të tjera nëna që të kenë besim.