“1 në 3 fituesit të jetë grua”, OSBE: Vlerësojmë përparimin në fushën e barazisë gjinore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka vlerësuar propozimin e deputeteve tw Kuvendit për të ruajtur barazinë gjinore ku në listat e hapura të fituesve një në tre emra të jetë grua.

OSBE thotë se kjo është një përparim i jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

“Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thotë OSBE.

Gjatë diskutimeve të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, 26 deputete të Kuvendit kanë propozuar amendament ku në listat e hapura fituesit me votë preferenciale duhet që një në tre mera të fituesve të jetë grua, për të ruajtur përfaqësimin e tyre dhe barazinë gjinore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.