Lajme

1 në 7 adultë të sëmurë kronikë nga veshkat, rekomandohen kontrolle periodike

Statistikat botërore tregojnë se mbi 850 milionë persona në të gjithë botën vuajnë nga sëmundja e veshkave, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë dijeni se janë të sëmurë.

Mjekja nefrologe Marsida Duli sqaron disa nga arsyet që çojnë në dëmtimin e veshkave, duke sugjeruar dhe kontrolle periodike.

Veshka nuk dhemb, nuk paralajmëron që po sëmuret. Duhet ta kontrollojmë të paktën një herë në vit funksionin e veshkave tona. Kontrolli është minimalist, mjafton një analizë gjaku, ku ne e shohim funksionin e veshkës përmes kreatinemisë dhe filtrimit glomerular, si dhe një analizë urinë. Përdorimi pa kriter i medikamenteve është një shkaktar tjetër i dëmtimit të veshkave, sidomos disa preparate, një gjeneratë e caktuar antibiotikësh ose trajtuesve të dhimbjes, siç janë Ibuprofeni, Voltareni e shumë preparate të tjera, pa kriter, pa përshkrim mjeku, por njëkohësisht hipertensioni, i cili nga njëra anë shkaktohet nga vetë veshka dhe nga ana tjetër dëmton veshkën,” tregon Dr. Duli

Diagnostikimi që në moshë të hershme është mjaft i rëndësishëm dhe kujdesi ndaj fëmijëve duhet të shoqërohet me një dietë të shëndetshme, larg konsumimit të ushqimeve të konservuara.

Nganjëherë mendohej që është një pretekst të vajturit në banjë, urinimi. Duhet të jenë shumë vigjilentë edhe edukatoret, mësuesit, por njëkohësisht edhe prindërit. Kujdes me peshën, me obezitetin,” thotë mjekja nefrologe.

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2020, vdekjet nga sëmundjet e veshkave në Shqipëri arritën në 399 ose 1,39 për qind të totalit, duke u renditur e 14-ta në listën e sëmundjeve shkaktare të vdekjeve në vendin tonë.

Blerti Delija

Recent Posts

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

15 minutes ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

34 minutes ago

Lesha takim me ish- ushtarakët / Kandidati i PS-së vlerësoi rolin e tyre në këtë fushatë, por edhe në vite

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…

37 minutes ago

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

51 minutes ago

Spahia: 11 maji, fillimi i shpresës / Kandidati i PD- ASHM thirrje zgjedhësve për të votuar masivisht

Përtej dhunës e presionit, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen, por të mbrojnë parimet e…

53 minutes ago

Mbërrijnë materialet zgjedhore – Qarku Shkodër me 8 KZAZ nis administrimi i materialeve

Nga 8 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor që ka qarku Shkodër, 4 prej tyre janë…

1 hour ago