Categories: LajmePolitikë

1 orë e gjysmë në SPAK, Berisha akuza prokurorëve: Grup i strukturuar kriminal. Ja si reaguan kur iu përmenda Ballën

Pas një ore e gjysmë në SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha ka  zbardhur para mediave dëshminë e dhënë para prokurorëve Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja.

Në lidhje me këta të fundit, ish-kryeministri i ka akuzuar si grup të strukturuar kriminal, ndërsa u ka shprehur atyre bindjen se do të shembë piramidën e mashtrimit dhe për të denoncuar aktet antikushtetuese.

Kam ardhur këtu që tua them në sy në emër të demokratëve, të gjitha ato që prej 2 vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grup i strukturuar kriminal. Kam ardhur këtu, thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni krijuar me shpifje, falsifikime, trillime. Ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuara kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër opozitës, dhe ju garantoj se do merrni ndëshkimin e merituar. jam këtu, I thash për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese të cilat ju vendoset masat që vendoset masat kundër Berishës në kundërshtim të Kushtetutës. Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin parlamentit për llogari të Ramës, për të denoncuar aktin e turpshëm, refuzimin e  provave që s’mund të ndodhë kurrë në një vend sepse provat që u paraqitën nga Arbër Malltezi ishin shkatërrimtare për ta”, tha Berisha teksa ka akuzuar SPAK për refuzimin e provave të paraqitura nga Malltezi të cilat sipas ish-kryeministrit ishin shkatërrimtare.

Refuzuan ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi kriminal

Ata refuzuan dokumentet që faktojnë se kanë vepruar me urdhër politik  të Ramës. I pyeta se cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën. Janë këtu kriminelët të cilët kanë bashkëpunuar.

Kur përmenda eksponentin kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla, fytyrat u prishën komplet”, u shpreh ai.

Ish-kryeministri u ndal më tej te dosja për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, duke deklaruar se kishte vetëm mashtrime dhe asnjë provë konkrete.

Ai theksoi se do të paraqitet në SPAK sa herë që do të thërritet, ndërsa bëri me dije para mediave edhe disa nga pyetjet të cilat iu bënë nga prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pra, i gjeta të terrorizuar. I gjeta të paqenë. Aty gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjera. Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe se Edi Rama do përfitojë në galerat e historisë.

Bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale në SKAP, në gjykatën speciale, etj.

…Prova? Ça prova mo? Asnjë provë mo? Kishte mashtrime, riciklim të mashtrimeve. Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin, kur u tregova ligjin e vitit 2004 dhe nenin që detyron shtetin që niset për shpronësim, t’i jepet të shpronësuarit, por ata e kishin fshehur siç kanë fshehur me qindra dokumente të tjera për të montuar piramidën politike të urdhëruar nga Edi Rama.

…Nuk e mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit? Një trillim i mirëfilltë i tyre se ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Pastiço me spinaq dhe djathë – Tava e ngrohtë plot shije

Përbërësit 500 gr makarona 600 gr spinaq 500 gr kos 1 filxhan çaji qumësht ½…

8 mins ago

Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra

Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit dhe më drobitësit për shpirtin dhe organizmin.Zemërimi…

20 mins ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

28 mins ago

Nxënësit e klasës së 10-të transferim përmes e-Albania në shkollat e arsimit profesional

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja bëri të ditur se në e-Albania nxënësit…

33 mins ago

“Mirror”: Shqipëria – destinacioni më i kërkuar për pushime nga turistët britanikë

Shqipëria është ndër destinacionet më të kërkuara për pushime nga turistët britanikë – falë plazheve…

37 mins ago

MEKI çel konkursin për drejtorin e Cirkut Kombëtar

Ministria e Ekonomisë,, Kulturës dhe Inovacionit, shpall konkursin për pozicionin e drejtorit në Cirkun Kombëtar.…

39 mins ago

This website uses cookies.