Categories: LajmeRajoni

1 vit nga sulmi në Zveçan të Kosovës, KFOR: Ta palëkundur nga angazhimi për sigurinë në veri

Në 1-vjetorin e sulmit të serbëve ndaj forcave të KFOR-it, shefi i saj, Ozkan Ulutas ka deklaruar se forcat që ai drejton mbeten të palëkundura në angazhimin për sigurinë në veri të vendit.  

Në njëvjetorin e këtij sulmi, KFOR ka theksuar se 93 efektivë u lënduan në atë kohë, disa prej të cilëve me lëndime të rënda.

Sipas KFOR-it, këto sulme sipas tyre ishin të paprovokuara dhe ishin krejtësisht të papranueshme. Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka thënë se guximi i ushtarëve ndihmoi në stabilizimin e situatës në atë zonë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës.

Sot, ne nderojmë shërbimet dhe sakrificat e bashkëluftëtarëve tanë, të cilët vunë jetën e tyre në rrezik për t’i kryer detyrat e tyre për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin. Guximi i tyre ndihmoi në stabilizimin e situatës në zonë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës”, ka theksuar Ulutas.

KFOR ka thënë se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës. Pas dhunës, NATO ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë në Kosovë. KFOR ka trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe kontrollet përgjatë vijës kufitare.

“Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, ka theksuar KFOR.

Komandanti Ulutas shprehet se do të jenë të palëkundur për të kontribuar në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetit rajonal.

Angazhimi ynë për të kontribuar për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal është i palëkundur. KFOR-i vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Ulutas.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

3 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

3 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

3 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

3 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

3 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

3 hours ago

This website uses cookies.