10 milion turistë brenda vitit 2023, Flet Drejtoresha Herida Duro: Ja sfidat me të cilat u përballem dhe çfarë synojmë për vitin e ardhshëm
Drejtoresha e Përgjithshme të politikave dhe strategjive të Turizmit në Ministrinë e Turizmit, Herida Duro e ftuar në “Ekspres” ka renditur arsyet në suksesin historik ku mbi 10 milionë turistë të huaj kanë hyrë gjatë këtij viti në Shqipëri, një shifër rekord për vendin tonë.
Sipas saj, ishte vërtete një shifër surprizë por jo e papritur sepse është punuar prej vitesh për të shtruar ata terren të cilët turistët e përjetuan me përvojën e tyre në Shqipëri.
“E cilësuar si një vend ende i pazbuluar mbart në vetvete përvoja dhe dinamizmin në përvoja të përjetuara si pak vende të Evropës. Shqipëria është bërë në një nga vendet më të kërkuara pas situatës së kovidit, ku turistët nuk shkojnë drejt vendeve që janë emblema të turizmit por kërkojnë një eksperiencë të re”, tha Duro.
Një nga arsyet se përse Shqipëria po njeh vetëm rritje gjatë këtyre viteve, sipas saj, “është vija bregdetare prej 450 kilometrash, duke i përcaktuar plazhet tona si plazhe që të lënë pa “frymë”. Kjo kërkesë e shtuar e turistëve që huaj, që zgjodhën Shqipërinë për pushimet është vënë re veçanërisht që nga fillimi i pranverës”.
Ndër te tjera Duro theksoi se, “ky dinamizëm dhe kjo përvojë unike bërë që turistët të mos ishin kalimtar të rastësishëm por të qëndronin gjatë dhe të shkonin përtej turizmit tradicional sikurse është turizmi detar që ne ofrojmë. Ka një shumëllojshmëri e targe-grupeve që kanë prekur Shqipërinë kur më para kishin një grup që kërkonin vetëm një lloj truizmi që ofronte Shqipëria por tashme janë shumëllojshëm vizitorët si nga origjina apo dhe nga paketat turistike që ofrohen në vend duke qenë të larmishëm jo vetëm nga Mal, Det por në të gjithë territorin”.
Gjithashtu sipas saj një nga arsyet e këtij suksese është dhe përzgjedhja e Shqipërisë si qendër zhvillimi për shumë aktivitete sportive, politike dhe kulturore.
“Së fundi kemi pasur turizmin e eventeve, turizmi i festivaleve , ngjarjeve dhe konferencave ku një pjesë e mirë e institucioneve publike apo private po kërkojnë të zhvillojnë veprimtarit e tyre vjetore shpesh herë në Shqipëri. Të gjitha këto evente kulturore dhe sportive dhe politike e kthyen Shqipërinë në një qendër për të cilën u fol shumë”.
Për mënyrën se si llogariten numri i turistëve , Duro shpjegoi se, “Organizata Botërore e Turizmit ka një nocion të qartë në procesin e regjistrimit që cilido person që viziton një vend ndryshe nga vendi ku ai jeton përditshmërinë e tij, quhet turist. Të tillë janë dhe bashkombasit tanë, diaspora jonë, apo dhe vendet e rajonit dhe më gjerë që të gjithë këta përbëjnë kalkulimet tona që përbëjnë 10 milion turistë.
Drejtoresha Duro ka ngritur shqetësimin dhe për rritjen e kapaciteteve ë forcës punëtore dhe të respektimit të kontratave të shërbimit që mos të jenë vetëm tre apo 4 muaj të sezonit veror por të zgjasin më shumë për mos të largohen forca e shërbimit.
“Patjetër që ka pasur dhe sfida në përmirësimin e shërbimit por është për të vlerësuar fakti që 50% e forcës punëtorë janë të rinj nën moshën 35 vjeç. Potencialin e kemi por patjetër që duhet të jetë më aktiv dhe kontratat të jenë shtrirë me afatgjata. Është e rëndësishme që të kuptojmë që vendi jonë ofron shumëllojshmëri për tu vizituar dhe ku të gjithë institucionet po bashkërendojnë punët për të pasur suksese dhe më të madh vitin e ri. Turizmi është lokomotiva e tërheqëse e ekonomisë së vendit”. Përfundon Duro.