10 milionë turistë të huaj në Shqipëri deri më 25 dhjetor, Rama: Arritje fantastike
Përmbushet qëllimi i qeverisë për hyrjen në Shqipëri të turistit të 10 miliontë. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se së bashku me Krishtlindjen, ka kaluar edhe numri 10 milionë turistë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë 2023-shit.
Kryeministri e konsideroi këtë shifër, si një arritje të paimagjinueshme deri pak vite më parë.
“LAJM I BUKUR. Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 milionë i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. GËZUAR
*10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Ashtu sikurse ishte bërë me dije më herët nga Kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pritej që turisti i 10 miliontë të futej në Shqipëri më 31 dhjetor, por duket se kjo shifër është arritur para natës së ndërrimit të viteve, duke shënuar kështu një shifër rekord përsa i përket numri të vizitorëve që hyjnë në Shqipëri përgjatë një viti.