10 programe të reja studimi UNISHK – Rektori Gjuraj paralajmëron ndryshime të statutit dhe akteve rregullatore të institucionit!

Në mbledhjen e fundit për këtë vit, të senatit dhe Bordit Adminitrativ të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, rektori Tonin Gjuraj bëri të ditur miratimin nga ana e Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë të disa programeve të reja studimi për Universitetin e Shkodrës, i cili aktualisht ka 68 programe të tilla me përspektivën që vitin e ardhshëm të akreditohen edhe disa të tjera.
Ndër objektivat për vitin 2025, rektori I Universitetit të Shkodrës, veçoi fillimin e procesit të akreditimit periodik institucional, vendosjen e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët social, biznesin dhe me strukturat e pushtetit vendor të të gjithë qarkut të Shkodrës.
Gjuraj gjithashtu parlajmëroi ndryshime thelbësore gjatë vitit të ardhshëm të statutit dhe rregulloreve të Universitetit.
I emëruar së fundmi si anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, rektori Tonin Gjuraj në mbledhjen e senatit u ndal edhe tek dokumenti më i fundit i politikave të Arsimit të Lartë në Shqipëri, dokument ky që sjell një anlizë të 10 viteve të fundit si dhe orienton objektivat strategjike dhe specifike të arsimit të lartë për të ardhmen.