Categories: BotaLajmeSport

10 vite nga aksidenti fatal, koha është ndalur për Schumacher

10 vite. Kaq kohë ka kaluar nga 29 dhjetori i vitit 2013, kur e gjithë bota u shokua nga një lajm tragjik: Michael Schumacher rrezikon jetën pas një aksidenti duke bërë ski në alpet franceze. Kjo ditë la shenjë në jetën e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, sepse akoma edhe sot nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe mbrohet nga familja në privatësi maksimale në rezidencën e tij në Zvicër.

Michael Schumacher po kalonte pushimet e fundvitit me familjen dhe ishte duke bërë ski në pistën Les Chamois të Meribel me djalin e tij Mick, atëkohë 14 vjeç. Kampioni gjerman u rrëzua, u përplas me një shkëmb dhe pësoi një traumë të rëndë në kokë, që do t’i shkakton një dëmtim të rëndë të trurit. Schumacher iu nënshtrua një operacioni pak ditë më pas për të limituar pasojat e traumës dhe për të evituar hemorragjinë celebrale. Gjermani doli nga gjendja e komës rreth 6 muaj më pas dhe u transferua në një klinikë private në Lozanë  për të nisur rehabilimin.

Schumacher bëri edhe disa ndërhyrje të tjera dhe më pas u transferua në rezidencën luksoze në Zvicër, aty ku ka pak më shumë se 9 vjet që qëndron, i asistuar nga një staf mjekësor dhe në një konfidencialitet të plotë, i mbrojtur me fanatizëm nga familja dhe ata pak persona që mund ta takojnë. Në deklararat e pakta familjarët thonë se gjendja e kampionit është stabël, ndërsa të gjitha lajmet e tjera që kanë qarkulluar në media janë ndjekur në mënyrë ligjore nga familja Schumacher.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

3 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

3 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

4 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

4 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

4 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

5 hours ago

This website uses cookies.