Shumaker
“Dhjetë vjet më vonë ti je ende në zemrat tona. Vazhdo të luftosh Michael”. Një mesazh shumë i thjeshtë për të nënvizuar një përvjetor që të gjithë do të donim ta harronim, është ai i publikuar në llogaritë e rrjeteve sociale të Skuadrës së Ferrarit. Ky mesazh vjen me rastin e 10-vjetorit të aksidentit të kampionit të Formula 1, që solli pesë tituj botëror radhazi në Maranello, nga 2000-2004. Një sukses, i cili, që atëherë, me makinën e kuqe është arritur vetëm nga Kimi Raikkonen në vitin 2007.
Mesazhi shoqërohet me një imazh të Michael duke buzëqeshur në shkallën më të lartë të një prej nëntëdhjetë e një Çmimeve të Mëdha, që fitoi në nëntëmbëdhjetë sezone, një rekord që më pas u arrit dhe u tejkalua nga Lewis Hamilton. Fotoja e ferraristit, është në mënyrën e vet mjaft emblematike dhe përfaqësuese e karrierës së Shumakerit. Ai e portretizon atë në podiumin e Çmimit të Madh të Britanisë, në Silverstone 2002, të cilin ai e fitoi të dielën e 7 korrikut.
Në një sezon të jashtëzakonshëm, ku piloti gjermani do të fitonte titullin e pestë boëror, të cilin e arriti që në Francë, me gjashtë gara të mbetura para fundit të botërorit! Schumacher kishte fituar tashmë me Ferrarin në pistën historike angleze në vitin 1998 dhe do ta kishte bërë përsëri në 2004, një tjetër sezon i paharrueshëm: atë të titullit të shtatë (dhe të fundit) botëror të koleksionit të tij të rekordeve.
Nuk ka pushim në futbollin shqiptar dhe pas kampionatit skenën e rrëmben Kupa e Shqipërisë.…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e…
Konferenca për shtyp e takimit mes Mançester Sitit dhe Lesterit është zgjedhur nga Josep Guardiola…
Interi dhe Milani do të ndeshen përsëri badhkë. Nesër mbrëma ekipet e Milanos do të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e…
Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…
This website uses cookies.