100 ditët e punës së Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme

balla 27

balla 27

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë analizën e punës së tij në krye të këtij institucioni. Balla u shpreh se rezultatet e arritura në këto 100 ditë, janë vetëm fillimi i një qasje të re dhe sistematike.

Ministri u shpreh se Policia e Shtetit po angazhohet çdo ditë për të garantuar shkolla, komunitete, rrugë, samite apo evente ndërkombëtare të sigurta.

“Prej ditës së parë si Ministër i Brendshëm kam kuptuar se suksesi në këtë detyrë publike është i pamundur pa krijimin e një fryme skuadre në përpjekjen për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues.

Kam shtrënguar duart me një pjesë të madhe të efektivëve dhe do të vijoj të takohem e dëgjoj me vëmendje çdo anëtar të kësaj trupe.

Sepse unë i respektoj ata për dijet, eksperiencën, profesionalizmin. I kam qëndruar dhe do t’i qëndroj angazhimit tim për t’i dhënë secilit dhe secilës mundësinë të shpalosë aftësitë e veta për të bërë së bashku më të mirën.

Siç e keni parë unë nuk bëra si disa paraardhës të nderuar të mitë në këtë detyrë, duke e nisur punën me ndërrimin e drejtuesve dhe të shefave.

I kam qëndruar bindjes dhe standardit se unë, Ministri i Brendshëm, kam nderin e madh të jem në këtë përgjegjësi për t’i udhëhequr, duke i dëgjuar, duke i mbështetur, duke mësuar prej tyre dhe duke zbritur në çdo nivel të veprimtarisë së kësaj ministrie, në çdo zyrë e komisariat, nga Vermoshi deri në Konispol.

Rezultatet e arritura sëbashku në këto 100 ditë janë vetëm fillimi i një qasje të re dhe sistematike.

Ndërsa Shqipëria ka përmbyllur sezonin turistik më të suksesshëm për nga numri i vizitorëve dhe nga cilësia e sigurisë publike, Policia e Shtetit po angazhohet çdo ditë për të garantuar shkolla, komunitete, rrugë, samite apo evente ndërkombëtare të sigurta”, ka thënë Balla.

Më tej, duke u ndalur te vetëpastrimi i Policisë së Shtetit, Ministri u shpreh se ky proces ka hyrë në një fazë të re dhe rezultatet e para janë vetëm fillimi.

Balla paralajmëroi se kushdo që nuk do ruajë këtë ritëm, apo nuk do respektojë ligjin dhe kodin etik, do e ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka.

Siç e keni parë unë nuk bëra si disa paraardhës të nderuar të mitë në këtë detyrë, duke e nisur punën me ndërrimin e drejtuesve dhe të shefave.

I kam qëndruar bindjes dhe standardit se unë, Ministri i Brendshëm, kam nderin e madh të jem në këtë përgjegjësi për t’i udhëhequr, duke i dëgjuar, duke i mbështetur, duke mësuar prej tyre dhe duke zbritur në çdo nivel të veprimtarisë së kësaj ministrie, në çdo zyrë e komisariat, nga Vermoshi deri në Konispol.

Rezultatet e arritura sëbashku në këto 100 ditë janë vetëm fillimi i një qasje të re dhe sistematike. Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit ka hyrë në një fazë të re dhe rezultatet e para janë vetëm fillim i mbarë, që presim të gjithë. Kush nuk do të vrapojë me të njëjtin ritëm, kush nuk do të respektojë ligjin dhe kodin etik, kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka”, u shpreh Balla më tej.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.