100 vjet nga lindja e Hachiko-s, qenit më besnik në botë
Dhjetra qen të racës Akita ”parakaluan” përgjatë një rruge në lagjen Shibuya të Tokios për të festuar 100 vjet nga lindja e Hachiko-s, një ekzemplar që u bë simbol i besnikërisë ndaj pronarit të tij, historia e të cilit frymëzoi filmin e famshëm me të njëjtin emër me aktorin Richard Gere.
Hachiko lindi në 1923 dhe jetonte me pronarin e tij, duke pritur çdo ditë që pronari i tij të kthehej nga puna në Stacionin Shibuya, edhe pas vdekjes së tij.
Dhjetra Akita, me pronarët e tyre nga i gjithë vendi u mblodhën në Shibuya: ata ecën një kilometër nga zyra në lagjen Shibuya deri në stacionin me të njëjtin emër, ku një statujë përkujton qenin besnik japonez.