100-vjet nga shkolla e parë në Mirditë, u hap nga famulltari i kishës Dom Vlash Muça, në Selitë

daf145ba84b0435f834a0d6f78ed8200
Ishte nëntori i vitit 1923, kur për herë të parë në ambientet e kishës së “Shën Llezhdrit” në Selitë të Mirditës, hapi dyert shkolla e parë shqipe. Për mësimin e fëmijëve të zonës dhe fshatrave përreth u kujdes famulltari Dom Vlash Muça. Sot pas plot një shekulli rrugëtim në fushën e dijes, shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” feston 100-vjetorin e saj.
“Kjo shkollë ka emrin Bajram Curri, ai ishte mik i Selitës dhe Selita e mbrojti atë në ato ditë të vështira kur hidheshin themelet e shtetit shqiptar”, u shpreh ish-mesuesi Mark Pergjini.
Drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Para universitar Renuar Kola dhe Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, vlerësuan kontribuesit ndër breza.
“100 vjet nuk janë shumë në historinë e një vendi, por për malet tona hapja e një shkolle pas qindra vitesh në analfabetizëm ishte një rreze drite për të ndryshuar rrugën e njerëzve”, tha drejtori i ZVAP Renuar Kola.
Në përvjetorin jubile të shkollës së parë shqipe në Selitë u vlerësuan me certifikata mirënjohje disa nga ish-mësuesit dhe ish-nxënësit që dhanë kontribut në këtë institucion arsimor.