100 vjet nga shkolla e parë në selitë të Mirditës/Përvjetori jubile bën bashkë ish- mësues dhe ish-nxënës të kësaj shkolle
Ishte nëntori i vitit 1923, kur hapi dyert për herë të parë në çeljen e kishës së “Shën Llezhdrit” shkolla në Selitë të Mirditës, me mësues Dom Vlash Muçën dhe nxënës fëmijë nga të gjitha fshatrat e kësaj njësie.
Sot pas plot një shekulli rrugëtim në fushën e dijes, shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” në Bardhaj të Selitës festoi 100-vjetorin e saj.
Pjesë e veprimtarisë u bënë ish-mësues, ish-nxënës autoritete lokale dhe banorë të zonës.Drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Renuar Kola dhe Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, vlerësuan kontributin e të gjithë atyre që kontribuan në këtë shkollë përgjatë 1 shekulli.Në përvjetorin jubile të shkollës së parë shqipe në Selitë që u organizua me iniciativën e forumit për Selitën, drejtorisë së shkollës dhe mbështetjen e Bashkisë Mirditë, u vlerësuan me çertifikata mirenjohje disa ish-mësues dhe ish-nxënës që dhanë kontribut në këtë insitucion arsimor.