100-vjetori i Kadri Roshit – Personalitete të artit, medies dhe politikës shqiptare kujtojnë kolosin e skenës
Aktori i madh shqiptar, Kadri Roshi, njeriu i cili skaliti me gërma të arta emrin e tij në artin shqiptar, në 11 janar do të festonte 100-vjetorin e tij të lindjes.
Me rastin e 100-vjetorit të artistit të madh është organizuar tek Arturbina eventi për nder te tij ku eshte kujtuar mjeshtri i skenës dhe kinematografisë shqiptare duke sjellë ndërmend veprën e tij artistike si monument kulture, nëpërmjet një dokumentari realizuar për të si dhe Promovimi i librit “Në jetët e të tjerëve” ku personalitete te artit, medias dhe politikes shqiptare kanë ndarë në libër kujtimet e tyre personale me Kadri Roshin.
Kadri Roshi ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm.
Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop në teatrin “Dhelpra dhe rrushtë”, tek kujdestari në filmin “Lulëkuqe mbi mure”; nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në filmin “Liri a vdekje”, deri tek plaku Mere në filmin “Njeriu me top”.