100-vjetori i kompozitorit Simon Gjoni/ Në hollin e teatrit veç koncertit dhe ekspozitës u prezantua edhe një monografi

Kompozitori i “Luleborës” Simon Gjoni u përkujtua në 100-vjetorin e lindjes me një program të pasur artistik në hollin e teatrit “Migjeni” me pjesëmarrjen e sopranove dhe tenorëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit si Eva Golemi, Armando Likaj, Erinda Agolli dhe Denis Skura. Përpara koncertit u prezantua edhe libri monografi “Simon Gjoni, muzika dhe epoka” shkruar nga i biri i tij Andis Gjoni.Në emër të Bashkisë Shkodër përshëndeti të pranishmit N/Kryetari i saj Rudin Beka ndërsa premtoi që një nga sheshet e Shkodrës do të marrë emrin e kompozitorit Simon Gjoni.Në këtë aktivitet kujtoi disa nga momentet jetësore të Simon Gjonit edhe kompozitori Zef Çoba.Në muret e hollit ishin të ekspozuara gjithashtu edhe disa nga fotografitë e kompozitorit Simon Gjoni gjatë momenteve të ndryshme të punës nga përditshmëria e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

7 hours ago

Punimet në Bulevardin “Skënderbeu”- Bashkia njofton për bllokimin e rrugës për 5 ditë

Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…

8 hours ago

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në Ballsh – Shkëmbi: Lojë e dobët dhe nën nivel, arbitrimi korrekt

Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…

8 hours ago

Punimet në bulevardin “Skënderbeu” – Beci: Ishte ndërhyrje e planifikuar, vjen pas rehabilimit të kolektorit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…

8 hours ago

Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.  Fluksi i…

8 hours ago

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës – Parmeza: Po përgatitemi për sezonin e ri, synimi këtë vit është 28 mijë vizitorë

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…

8 hours ago

This website uses cookies.