1000 fidanë pishe në Tarabosh/Aksion nga Eko Mendje, Bashkia Shkodër dhe nxënës të shkollave
Nga dita e sotme, mali i Taraboshit do të ketë 1000 fidanë pishe më shumë në territorin e tij. Një iniciativë e Eko Mendje, Bashkisë Shkodër dhe nxënësve të shkollave, i ka dhënë jetë aksionit të radhës.
Shtimi i gjelbërimit në këtë zonë pranë qytetit, ka qenë prioritet i përhershëm vitet e fundit. Nga Eko Mendje, janë realizuar 66 aksione për gjelblërimin e Taraboshit me mbi 14 mijë fidanë të mbjellë deri tani.Aksionit i është bashkuar edhe zëvendëskryetari i Bashkisë Onid Bejleri, i cili vlerëson nismat për shtimin e gjelbërimit në Shkodër.Mali i Taraboshit për pozicionin që ka, mund të konsiderohet mushkëria e qytetit të Shkodrës dhe shtimi i gjelbërimit aty, ka impakt direkt në cilësinë e jetës së shkodranëve.