Bledar Balla

Bledar Balla

Një vit i ndryshëm nga vitet e tjera dhe me kontribut të ndjeshëm në rritjen e ekonomike dhe në mbështetjen e popullatës.

Ky është vlerësimi që bën kreu i bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, duke folur për bankat tregtare dhe rolin e tyre në ekonomi, nën presionin e inflacionit dhe normave të interesit, më të lartat në 40 vitet e fundit.

Ky vit ka qenë shumë i ndryshëm nga vitet e tjera, sepse nëse në të kaluarën kemi pasur një stabilitet të normave të interesit, të kursit të këmbimit, si në gjithë botën këtë vit ka pasur një rritje të ndjeshme të inflacionit që u shoqërua me rritje të normave të interesit, më e madhja në 40 vitet e fundit dhe forcim të ndjeshëm të kursit të këmbimit,” u shpreh z. Bledar Balla, president i Asamblesë së Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB).

Po ndërsa këta tregues janë tashmë pjesë e ekonomisë globale dhe nuk mund të mos preknin Shqipërinë, bankat kanë mundur të tregojnë një ecuri të dukshme pozitive, me kredi me të lartë, por edhe rritje të depozitave:

Rritja ekonomike ka qenë e kënaqshme, rreth 4 për qind, një nga më të lartat në rajon. Inflacioni në vendin tonë ka qenë në nivele të pranueshme dhe nga më të ulëtit në rajon, dhe aktiviteti i sistemit bankar ka qenë mjaft pozitiv. Këtë e shikoj në rritjen e kredidhënies. Pra pavarësisht këtyre faktorëve, kredia është rritur me rreth 5 për qind, depozitat me 7,5 për qind dhe kredia për individë me rritje dyshifrore, mbi 10 për qind,” shtoi z. Balla.

Kreu i bankave të nivelit të dytë vlerëson edhe treguesit e ekonomisë shqiptare dhe e sheh të ardhmen e vendit me një imazh të përmirësuar.

Mendoj që pjesa më e vështirë e përshtatjes me normat e interesit ka kaluar. Tashmë në vazhdim do të jetë më e lehtë nga pritshmëria e popullatës që të punohet në këtë ambient të ri,” shpjegoi z. Balla.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.