104 vjetori i Kongresit të Lushnjës, Begaj: Atdhetarë të vërtetë, bashkë mbi interesin kombëtar
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar Kongresin e Lushnjës i cili u mblodh më 21 janar 1920 për të shpëtuar copëtimin e Shqipërisë.
Kreu i shtetit, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një foto ku shihen së bashku të gjithë delegatet e asaj kohe.
“Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit.
Delegatët rishpallën besën për mëvetësi të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë.
Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!”, shkruan Begaj.