1042 të regjistruar për herë të parë / Lajm i mirë për UNISHK, aktivizimi i të gjitha programeve të studimit

rozafa shpuza universitet
Dy ditë më parë Universitetet në vendin tonë mbyllën fazat e regjistrimit. Në Universitetin e Shkodrës 1042 studentë do të ulen për herë të parë në auditore. Kjo shifër përfshin edhe kuotat e plotësuara nga trojet shqiptare. Lajm i mirë është aktivizimi i të gjitha programeve të studimit, pavarësisht se disa prej tyre kanë numër të ulët studentësh.
Tashmë radha e regjistrimeve është për programin e dytë të studimeve. Regjistrime që pritet të zgjasin deri më 27 tetor
Shifra e regjistrimeve në total këtë vit mbetet thuajse e njejtë me një vit më parë. Degët të cilat kanë një numër të ulët regjistrimesh janë matematikë-fizikë, gjuha frënge si dhe shkencat shoqërore.
