105 vjetori i klubit, Vllaznia vlerëson “yjet” që kanë shkruar historinë
Vllaznia festoi dje 105 vjetorin e themelimit dhe në këtë përvjetor të veçantë klubi shkodran ka vlerësuar me “Çertifikata Mirënjohje” disa prej figurave të njohura të historisë së tij.
“Klubi i Futbollit Vllaznia mbrëmjen e djeshme me rastin e festimeve të 105 vjetorit të tij ka shpërndarë edhe disa “Çertifikata Mirënjohje” për disa prej figurave të njohura të historisë së tij.
Këtë herë janë nderuar: Paulin Ndoja, Astrit Hafizi, Zyhdi Basha, Agim Medja, Hysen Zmijani, Hysen Dedja, Fasli Fakja, Avenir Dani, Dervish Haxhiosmanoviç, Armir Grima, Armando Cungu, Vioresin Sinani, Safet Osja dhe Luan Zmijani”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.