Categories: AktualitetLajmeSport

105-vjetori i krijimit të Shoqërisë “Vllaznia”/ Kryebashkiaku Benet Beci mirëpret emblemat e sportit shkodran

105-vjetori i krijimit të Shoqërisë “Vllaznia” ka mbledhur bashkë në Bashkinë Shkodër emblemat e sportit shkodran.

Në pritjen e organizuar nga kryebashkiaku, Benet  Beci,  morën pjesë përfaqësues nga të gjitha disiplinat, duke nisur nga futbolli, basketbolli, peshëngritja, çiklizmi apo edhe disiplina të tjera ku Vllaznia vazhdimisht ka nxjerrë kampionë.

Fjala e mirëseardhjes në këtë ceremoni u mbajt nga ish-sportisti dhe kryetari i Këshillit Bashkiak  Shkodër, Oltion Luli.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci e vlerësoi datën 16 Shkurt,  një datë të  shënuar me gërma të arta në historinë e sportit shkodran dhe atij shqiptar.

Të pranishmit kërkuan, që  vitin e ardhshëm , në Shkodër të hapet muzeu i sportit, kërkesë  kjo që u mirëprit nga kryebashkiaku Beci. Ndërkohë,  u kërkua dhe krijimi i më shumë terreneve sportive për të rinjtë. 

Figurat emblematike kuqeblu, Sabah Bizi dhe Faruk Kalleshi kanë vlerësuar këtë datë të rëndësishme për klubin Vllaznia.

105 vite më parë, të rinjtë shkodranë do të krijonin Shoqërinë “Vllaznia”, çka shënon edhe krijimin e të parit klub sportiv në Shqipëri. Në 100- vjetorin e krijimit të Vllaznisë, ky klub u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit” , për kontributin dhe emrat e spikatur në fushën e sportit gjatë aktivitetit të këtij klubi . Vllaznia, një emër i skalitur në historinë e një qyteti si Shkodra, djep i sportit shqiptar , ka qenë pjesë e kësaj pritje në 105- vjetorin e klubit më të vjetër në Shqipëri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Topalli: Vota e diasporës një eksperiencë historike, por procesi në Greqi është cenuar rëndë

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë…

58 minutes ago

Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin

Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…

3 hours ago

Berisha: Askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit, KZAZ të zbatojë ligjin

Pak pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një…

3 hours ago

Celibashi thirrje partive: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje! Nesër shpallet rezultati i votimit elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit…

4 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…

6 hours ago

Topalli: Votoni, sepse është mundësia dhe e drejta juaj

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…

7 hours ago