105 vjetori i shoqnisë “Vllaznia”/ Mjeku sportiv Zyhdi Çoba: Ta kthejnë në festë ndeshjen me Egnatian
16 shkurt 1918-16 shkurt 2024, janë 105 vite të historisë së Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia, që në vazhdim funksionoi me emrin Klubi Sportiv Vllaznia. Një përvjetor ky që përkon me një ndeshje shumë të rëndësishme të klubit kuqeblu, kur në Shkodër do të jetë mysafir të shtunën ekipi kryesues i kampionatit të Abissnet Superiore, Egnatia. Zyhdi Çoba, një prej emblemave të Vllaznisë në vite, fillimisht si basketbollist, dhe më pas, për shumë e shumë vite si mjek sportiv i klubit Vllaznia, kur edhe vazhdon edhe sot në moshën 81 vjeçare, teksa kujton me emocion karrieren e tij të gjatë me uniformën kuqeblu, përcjell një mesazh për tifozërinë shkodrane që përvjetorin e 105 të Vllaznisë, ta festojnë të gjithë së bashku në stadiumin “Loro Boriçi”, me një fitore ndaj Egnatias kryesuese.Përballja, Vllaznia-Egnatia, e vlefshme për javën e 24-të të Abissnet Superiore, luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00.