11 shtatori, Ambasada amerikane sjell portretet e 3 shqiptarëve që humbën jetën

376883010 704278775060616 8966469626047525335 n

376883010 704278775060616 8966469626047525335 n

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, kujtoi sot 11 shtatorin e vitit 2001, duke sjellë edhe foto e kujtime të shqiptarëve që humbën jetën në kullat binjake të goditura nga terroristët.

“Kurrë nuk harrojmë. Sot kujtojmë dhe nderojmë rreth 3000 njerëzit që humbëm më 11 shtator 2001. Kujtojmë gjithashtu heronjtë që dolën dhe unitetin që pasoi atë ditë të tmerrshme. Ne qëndrojmë së bashku për të kujtuar, në qëndrueshmëri dhe me shpresë”, shkruan sot ambasada amerikane në rrjetet sociale.

Në mesin e shumë burrave, grave dhe fëmijëve që humbën jetën në atë ditë fatale, ishin tre shqiptarë: Simon Dedvukaj, Roko Camaj dhe Mon Gjonbalaj.

Simon Dedvukaj ishte më i riu nga tre shqiptarët (26 vjeç) që humbën jetën tragjikisht më 11 shtator. Lindur dhe rritur në Bronks, Nju Jork, Simoni e mbante gjithmonë pranë zemrës trashëgiminë e tij shqiptare, duke shfaqur një interes të thellë, të cilin vëllezërit e motrat e tij e krahasonin me një enciklopedi të historisë shqiptare.

Roko Camaj kaloi gati gjysmën e jetës së tij pezull me litarë mbi 1300 metra mbi tokë teksa punonte jashtë Qendrës Botërore të Tregtisë. Shumica e 43600 dritareve të Qendrës Botërore të Tregtisë pastroheshin duke përdorur një pajisje të posaçme që zvarritej lart e poshtë çdo kulle, por dritaret në katet e sipërme të Kullës Jugore duhej të laheshin me dorë. Kjo ishte puna e Camajt dhe ai e donte shumë. “Jemi vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson”, kishte thënë Camaj, sipas një libri për fëmijë të shkruar për të.

Mon Gjonbalaj, një punëtor mirëmbajtjeje në ABM Janitorial Industries, vishte një uniformë çdo ditë në punën e tij në Kullën Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Ai shpesh vinte një orë më herët për të ndarë një filxhan kafe me kolegët e tij, të cilët i vunë nofkën “Jambalaya” (një pjatë e njohur ushqimore Cajun nga Jugu i SHBA) për shkak të mbiemrit të tij të ndërlikuar shqiptar që tingëllonte i ngjashëm. Edhe pse po i afrohej moshës së pensionit në vitin 2001, Mon nuk ishte ende gati të linte punën e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.