11 shtetas të rinj, 8 prej të cilëve nga Kosova, u betuan sot para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Mes tyre ishte edhe balerini me famë ndërkombëtare, Eno Peçi.
Në ceremoninë e betimit, krye bashkiaku Veliaj i uroi të gjithë për rrugëtimin e tyre të ri si shtetas të Shqipërisë, ndërsa i ftoi të bëhen pjesë e aktiviteteve të përditshme që zhvillohen në Tiranë.
“Kemi pasur një fillim viti të jashtëzakonshëm. E nisëm me Presidencën e B40, më pas ndodhi vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, pastaj u zhvillua Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor. Nga java tjetër Tirana do të ketë një pafundësi aktivitetesh me Ditën e Verës, pastaj gjatë gjithë vitit do të punojmë për t’i dhënë më shumë jetë qytetit. Vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Shpresoj që do ju shoh edhe në shumë aktivitete, do jeni aktivë edhe në jetën e qytetit. Ju uroj shumë sukses dhe shpresoj se do jepni kontributin tuaj dhe do pasuroni jetën e qytetit tonë, bashkë me familjet tuaja dhe me shtetësinë tuaj të re në këtë skuadër që është skuadra jonë Shqipëria”, tha Veliaj.
Ai shtoi se dëshira e tij e madhe është që qytetarët e rinj të Tiranës ta mbështesin njëri-tjetrin në ditë të mira, e në ditë të vështira.
“Besimi im është që të jemi bashkë edhe në ditët e mira, por edhe në ditët kur kemi sfida e vështirësi. Të qenit bashkë, i dyfishon gëzimet; kur kemi halle, të qenit bashkë i përgjysmon hallet. Shpresoj shumë që besoni tek ky mision”, përfundoi Veliaj.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.