11 vende të lira pune në Qendrën e Inovacionit dhe Mbrojtjes, Peleshi: Paga, 2200 euro në muaj

Peleshi
11 vende pune me nivelin më të lartë të pagave, 2200 Euro në muaj, janë të lira në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e ka publikuar thirrjen që vijon të jetë e hapur për ekspertë të profileve të ndryshme, që kanë lidhje me inovacionin dhe teknologjinë.
Ndërsa ka kujtuar afatin 18 janar 2024, Ministri Peleshi fton të interesuarit për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve më të reja, që synon zhvillimin e teknologjive bashkëkohore, për zgjidhje të avancuara të problemeve në shumë fusha.
“11 vende të lira pune me nivelin më të lartë të pagave, #2200Euro në muaj janë të lira në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Thirrja vijon të jetë e hapur për ekspertë të profileve të ndryshme që kanë lidhje me inovacionin dhe teknologjinë. Aplikoni deri më 18 janar 2024, për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve më të reja, që synon zhvillimin e teknologjive bashkëkohore, për zgjidhje të avancuara të problemeve në shumë fusha”, shkruan Pleshi.
Informacionin e detajuar mbi kriteret dhe afatet e gjeni në linkun: https://www.mod.gov.al/newsroom/njoftime