Lajme

11 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, një guidë mes gazetarisë dhe politikës

Një muaj para se të mbushte 41 vjeç, 11 vite më parë, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident rrugor.

Rrugëtimi tij politik u ndoq vijimisht nga prozhektorët mediatikë dhe kundërshtarët politikë për shkak të modelit që ofroi, sikundër për faktin se i ngjiti shkallët e karrierës hap pas hapi, nga anëtar i thjeshtë i PD-së, kryetar i Forumit Rinor, deputet dhe ministër.

Me eksperiencën e gazetarit, mision që e ushtroi deri në vitin 2002, i ndjeri, diti të përcjellë tek publiku mesazhet e tij politike dhe staturën e një politikani të veçantë të së Djathtës dhe jo vetëm.

Sfida dhe maturia e drejtimit të komisionit hetimor parlamentar për ish-kryebashkiakun e Tiranës tani kryeministër, Edi Rama, ishte një moment që tregoi se ardhmëria e tij politike kishte projeksione të larta.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, në vitin 2005, Olldashit iu besua drejtimi i Ministrisë së Brendshme.

Karriera e tij do të merrte tjetër kah me pjesëmarrjen në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, në vendoret 2007.

Edhe pse e humbi garën me rivalin Rama, e vlerësoi procesin si shënjues për rritjen e tij politike, por edhe shprehje e një kulture të re zgjedhore, të cilën do ta vijonte si ministër i Transportit.

Me humbjen e Partisë Demokratike në parlamentaret 2013, kryetari Sali Berisha dha dorëheqjen. Sokol Olldashi vendosi të garojë për postin e kryetarit të kësaj force politike përballë Lulzim Bashës. Olldashi e kritikoi procesin, prej të cilit doli fitues rivali i tij.

Si deputet i Partisë Demokratike, aulën e Parlamentit e shfrytëzoi për t‘i dhënë zë fenomeneve shqetësuese, si shitblerja e votës.

Fjalimi i vjeshtës 2013, i cili konsiderohet si më i spikaturi i Sokol Olldashit, ishte ndër të fundit që ai i la politikës shqiptare, për shkak se ndërroi jetë në një aksident tragjik pak muaj pas asaj seance plenare, mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Për familjarët, Olldashi është njeriu i pazëvendësueshëm, por e njëjta gjë vlen edhe për familjen e tij politike. Demokratët që e njohën thonë se ishte një guidë mes gazetarisë e politikës dhe se mungesa i ndihet jo vetëm për angazhimin e tij politik dhe publik, por edhe tek bisedat e përditshme me ta, për çështje përtej politikës së ditës, për poezinë apo muzikën, pasionet e tij të hershme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

11 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

11 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

11 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

11 hours ago

This website uses cookies.