Në 111-vjetorin e Ditës së Drejtësisë, Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami deklaroi se llogaridhënia dhe përgjegjshmëria janë dy shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës.
Në kuadër të rregullores së hartuar mes KLGJ dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Llagami theksoi se krijohet kuadri procedurial që garanton që çdo shkelje e supozuar ndaj gjyqtarit apo prokurorit, do i nënshtrohet rregullave të qarta.
“Kryefjalë, llogaridhënia. Një standard që i kundërpërgjigjet shqetësimeve të mediave, qytetarëve. Llogaridhënia dhe përgjegjshmëria janë dy shtyllat e shtetit të së drejtës.
Pa përgjegjshmëri s’ka rezultate, pa llogaridhënie s’ka besim. Pavarësia dhe llogaridhënia nuk janë parime në kundërshtim me njëra-tjetrën, por gur themeli për një drejtësi që I përgjigjet pritshmërive të publikut.
Përmes kësaj rregulloreje të përbashkët krijohet kuadri procedural që garanton që çdo shkelje e supozuar ndaj gjyqtarit apo prokurorit, do I nënshtrohet jo vetëm rregullave të qarta por do I ofrohet garanci atyre gjatë procesit disiplinor.
Vetëm në këtë mënyrë disiplina gjyqësore është në përputhje me parimin e pavarësisë gjyqësore”, u shpreh Llagami e cila shtoi se qëllimi rregullores është edhe sensibilizues si për mbrojtësin e interesit publik ashtu edhe për arbitrin e drejtësisë.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.