Categories: LajmePolitikë

111-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Politika e sotme të marrë shembull nga akti i etërve themelues

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka deklaruar nga Vlora se shembulli i etërve themelues të shtetit shqiptar duhet të shërbejë si model për atë që duhet të bëjnë sot liderët politikë.

Pas ceremonisë dhe vendosjes së kurorës me lule në varrin e Ismail Qemalit Begaj shkroi në profilin e tij në Facebook, se Dita e Flamurit është simboli përbashkues për shqiptarët.

Ai nënvizoi se sot Shqipëria është e pavarur në sajë të mençurisë dhe guximit të patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë.

Dita e Flamurit, si simboli më përfaqësues e më përbashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë.

Sot jemi shtet i pavarur në sajë të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë në emër të dashurisë për atdheun dhe kombin, në emër të dashurisë për këtë flamur, në emër të lirisë. Liria sjell përgjegjësi”, shkruan Begaj.

Për këtë arsye ai vë në dukje më tej që ky akt patriotëve shqiptarë të shërbejë si shembull për të çuar përpara proceset demokratike të vendit.

Le te na shërbejë modeli frymëzues i etërve themelues, të cilët dhanë gjithçka për Shqipërinë e lirë e të pavarur, si udhërrëfyes në çdo punë që bëjmë për vendin dhe për shqiptarët.

Të udhëhiqemi nga qëllime të larta, më i larti prej të cilëve është mbrojtja e vlerave të paqes, demokracisë dhe prosperitetit të Shqipërisë”, shkruan më tej Begaj, ndërsa jep edhe një urim për të gjiithë shqiptarët “në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe kudo në botë: Gëzuar Festën e Pavarësisë!

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

2 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

2 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

2 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

2 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

2 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

2 hours ago

This website uses cookies.