Categories: AktualitetLajme

111 Vjetori i Policisë së Shtetit/Sulaj: Mirënjohje kolegëve që nuk jetojnë më

Policia e Shtetit feston sot 111 vjetorin e themelimit të saj. Ashtu si në të gjitha drejtoritë, edhe në policinë vendore të Shkodrës u kremtua kjo datë e rëndësishme e 110 vjetorit të policisë së shtetit. Në fjalën e tij drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj zgjodhi të kujtojë kolegët që nuk jetojnë më, ndërsa shprehu mirënjohje për çdokënd që mirkuptoi edhe këtë vit punën e vështirë të efektivëve. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni u shpreh se policia duhet të vijojë të garantojë luftën ndaj krimit të organizuar pasi viti i sfidës sapo ka nisur. Në emër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, u shpërndanë çertefikata mirënjohje për efektivët të cilët këtë vit u evidentuan për korrektësinë dhe shërbimin e tyre. Të pranishëm në 111 vjetorin e policisë së shtetit ishin edhe autoritete të tjera vendore, ish drejtues dhe ish efektivë të policisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

2 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

2 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

2 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

2 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

2 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

3 hours ago

This website uses cookies.