111-vjetori i themelimit të FA-së, Begaj: Mirënjohje për kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve

37de005f0ace4b039bf2b9ce02a69f18

37de005f0ace4b039bf2b9ce02a69f18

Forcat e Armatosura shënojnë 111- vjetorin e themelimit.  Presidenti, Bajram Begaj ka uruar Forcat e Armatosura të Shqipërisë për 111-vjetorin e themelimit.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj shprehu nderim dhe mirënjohje për efektivët e FA-së për sakrificën dhe përkushtimin në misione të vështira.

Presidenti Begaj shprehet se FA janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Sot shënojmë 111-vjet të Forcave të Armatosura. Nderim dhe mirënjohje për secilin prej jush; djem, vajza, burra dhe gra, që shërbeni me guxim të pakrahasueshëm, sakrificë të thellë dhe përkushtim të palëkundur në misione të vështira si dhe në ato paqeruajtëse jashtë kufijve tanë!

Faleminderit që mbani lart me trimëri flamurin dhe emrin e Shqipërisë!”, uron Begaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.