112 vjet Forca të Armatosura, ministri Vengu: Gurthemel i shtetformimit!

Forca të Armatosura

Forcat e Armatosura sot kremtojnë 112-vjet nga krijimi i tyre.

Vetëm gjashtë ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja (të shpeshta për shekullin e shkuar).

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dha sot një mesazh me rastin e 112-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura.

“112 vjet nga dita e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gurthemel i shtetformimit”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se, janë 112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare.

Ministri Vengu shprehu respekt dhe mirënjohje për të gjithë ushtarakët që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Historiku

Mehmet Dërralla, ishte drejtuesi i parë i Ministrisë së Luftës të krijuar nga qeveria e Ismail Qemalit.  

Isa Boletini, ishte ai që propozoi Mehmet pashë Dërrallën të zgjidhej ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Ismail Qemal Bej Vlora.

Mehmet pashë Dërralla në moshën 69-vjeçare nisi detyrën e vështirë të organizimit të ushtrisë kombëtare shqiptare.

Ushtarakët që mbushën radhët e strukturave të Ministrisë së Luftës dhe të “shtabit Madhnuer”(Shtabit të Përgjithshëm ose Madhor) ishin 70 oficerë e rreth 155 nënoficerë që i përkisnin shkollave ushtarake që ish-ushtrisë osmane.

Ushtria Sot

Shqipëria konsiderohet si vendi i dytë  në NATO sa i përket numrit të ushtarakëve të dislokuar në misione, në raport me personelin aktiv të Forcave të Armatosura.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji shtator 1996 deri në shtator 2020, janë angazhuar me rreth 7.808 ushtarakë gjithsej.

Teksa shënohet kjo ditë të rëndësishme, qindra ushtarakë aktualisht ndodhen jashtë vendit në misione të ndryshme të drejtuara nga, NATO, OKB dhe BE të angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

Duket së vitit 2024 do i gjejë Forcat e Armatosura të pajisur me sisteme të teknikës dhe të armatimit bashkëkohor, me mjete të ndërveprueshme dhe të afta për të realizuar operacione të një spektri të gjerë në një kohë kur mjedisi i sigurisë në kontinent është i brishtë pas Agresionit rus në Ukrainë.

Pas më shumë se 14 vitesh anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut, Shqipëria tashmë ka përmbushur zotimin për të financuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen dhe sigurinë si anëtar i NATO-s.

Në bashkëpunim me amerikanët është krijuar sistemi i mbrojtjes kundërajrore SHORAD. Me bazën ajrore taktike të Kuçovës tashmë funksionale si dhe po projektohet krijimi i Portit Ushtarak të Porto Romanos, kjo do të thotë një gjurmë tjetër e rëndësishme e pranisë së NATO-s.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.