112-vjetori i Policisë së Shtetit, përkujtohen 227 dëshmorët: “Dhanë gjakun për atdheun”

Policisë së Shtetit

Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me familjarë të dëshmorëve të policisë, vendosën kurora me lule në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 112-vjetorit të Policisë së Shtetit, Proda shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe nderimet më të larta për dëshmorët e policisë.

Proda deklaroi se gjaku dhe vepra e 227 dëshmorëve të policisë është dëshmi e sakrificës për të ardhmen e vendit.

“Sot më 13 janar mblidhemi për të shënuar112-vjetorin e themelimit të policisë. Kjo ditë na kujton, jo vetëm rrugëtimin historik të kësaj strukture, por edhe përkushtimin e sakrificat që breza të tërë të policisë së shtetit kanë bërë ditë pas dite.

Rrugëtimi në kohë përgjatë 112 viteve nuk ka qenë kurrsesi i lehtë. Gjaku dhe vepra e 227 dëshmorëve të policisë dhe sakrifica e dhjetërave breza që shërbyen në krah të saj, është dëshmia më e qartë se organizata jonë e ka krijuar me vetëmohim të ardhmen e saj.

Çdo datë 13 përjetoj një reflektim: shpreh mirënjohjen e pakufishme për veprën e secilit prej 227 dëshmorëve tanë, vepra e tyre është e paharrueshme dhe do të jehojë në breza si frymëzim për të gjithë ne”, deklaroi Proda.

Nga ana e tij, ministri Hoxha theksoi se 13 Janari është ditë e shënuar për historinë e shtetit shqiptar.

13 Janari, ditë e shënuar për historinë e shtetit shqiptar, 112-vjetori i policisë së shtetit.

Bashkë me krenarinë e ligjshme, ngazëllimin që përçon kjo ditë për sukseset e kësaj trupe, njëherësh na sjell në mend përpjekjet tona dhe barrën e rëndë që i është dashur të mbajë mbi supe, duke kundruar nga një perspektivë historike, natyrshëm ne dalim në përfundimin si një punë shumë e mirë nuk realizohet pa punë, mund e sakrifica.

Përkujtoj në veçanti shumë të thellë emrin dhe heroizmin e çdo punonjësi të policisë të rënë në krye të detyrës, dëshmorët e atdheut do mbeten kurorë lavdie që s’mund ta mohojë askush”, deklaroi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.