113 vjetori i kryengritjes në Malësinë e Madhe/Presidenti Begaj dhe Kryebashkiaku Marinaj bënë homazhe nderimi pranë Memorialit në Hot

Presidenti i Republikës Bajram Begaj në ditën e dytë të vizitës së tij në Malësinë e Madhe bëri nderime në Memorialin e Kryengritjes në Hot. “Kryengritja e Malësisë së Madhe reflekton një ngjarje historike” u shpreh Presidenti Begaj para të pranishmëve.Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe e konsideroi si një moment historik nderimin që Presidenti i vendit i bëri kësaj ngjarje.Në përfundim të ceremonisë ishte programuar një aktivitet artistik, i cili u anullua për shkak të aksidentit fatal në Kanada të dy të rinjve nga kjo zonë. Ngritja e flamurit shqiptar ishte një kulminacion i Kryengritjes dhe treguesi më i qartë se qëllimi i saj ishte lufta për liri, komb dhe shtet shqiptar.