115-vjetori i Kongresit të Gjuhës Shqipe, presidenti Begaj vizitë në Manastir
Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvillon këtë të martë (21 nëntor) një vizitë në Manastir për kremtimin e 115 vjetorit të Kongresit të Gjuhës Shqipe.
Kreu i shtetit do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për kremtimin e 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit, si dhe do të marrë pjesë në aktivitetet me rastin e kësaj dite.
Po ashtu, presidenti Begaj do të takohet me shqiptarët e Manastirit si dhe me personalitete të jetës publike dhe politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.