116-vite nga Kongresi i Alfabetit – Gjimnazi “Oso Kuka”, aktivitet të larmishëm për këtë ditë

Gjimnazi “Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës organizoi këtë të mëkurë një aktivitet me rastin e 116 –vjetorit të Kongresit të Manastirit, e njohur ndryshe si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

E pranishmë në këtë aktivitet ishte Drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadia. Nxënësit e shkollës, në pjesët që kishin përgatitur, trajtuan figurat historike të Kongresit, alfabetet e propozuara dhe rëndësinë e alfabetit të unifikuar për identitetin shqiptar,

Në ambjentet e shkollës ishte hapur edhe një ekspozitë me fotografi, dokumente dhe artikuj të kohës që hedhin dritë mbi rrethanat në të cilat janë zhvilluar punimet e Kongresit të Manastirit, që mbanin autorësinë e vetë nxënësve.

Data 22 nëntor përbën një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë dhe në diasporën shqiptare, pasi kjo datë shënon ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.