Gjimnazi “Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës organizoi këtë të mëkurë një aktivitet me rastin e 116 –vjetorit të Kongresit të Manastirit, e njohur ndryshe si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
E pranishmë në këtë aktivitet ishte Drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadia. Nxënësit e shkollës, në pjesët që kishin përgatitur, trajtuan figurat historike të Kongresit, alfabetet e propozuara dhe rëndësinë e alfabetit të unifikuar për identitetin shqiptar,
Në ambjentet e shkollës ishte hapur edhe një ekspozitë me fotografi, dokumente dhe artikuj të kohës që hedhin dritë mbi rrethanat në të cilat janë zhvilluar punimet e Kongresit të Manastirit, që mbanin autorësinë e vetë nxënësve.
Data 22 nëntor përbën një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë dhe në diasporën shqiptare, pasi kjo datë shënon ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.
UEFA përuroi sot zyrën e saj të re përfaqësuese në Stamboll, duke shënuar një zgjerim…
Ambasada e SHBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e…
Emisioni “Emocionet e pas ndeshjes”, i transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, menjëherë…
Bajza ka ditur përherë të jetë pjesë e ndryshimit duke kërkuar investime dhe zhvillim. Edhe…
Në Dobraç e zhvilloi takimin e radhës elektoral, kandidati për deputet i PD qarku Shkodër,…
Kanddiati i Partisë Socialiste Besmir Lesha ka vijuar turin e takimeve me banorë në rrugët…
This website uses cookies.