12 drejtoritë e IKMT-së, aksion për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve
Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave dhe 12 drejtoritë rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë organizuar të mërkurën një aksion për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve në qytete të ndryshme.
Aksioni u shtri në të gjithë vendin dhe kishte edhe nota ndërgjegjësimi për qytetarët, të cilët duhet të kujdesen për mjedisin dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Ky aksion vjen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit. IKMT u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajnë pastër mjedisin që i rrethon.