12 maj, Rama: Do jem në Athinë, “Krenar për Shqipërinë”
Kryeministri shqiptar Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social facebook, ka kujtuar të gjithë bashkatdhetarët në Greqi, se në 12 maj do të jetë në Athinë. Ai do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.
“MIRËMËNGJES, dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë #KrenarëPërShqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Athina është etapa e parë e turit që kryesocialistit ka të konfirmuar deri tani. Pas Athinës më 26 Maj ai do të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe në 16 Qershor në Duseldorf .
Një nga arsyet e këtij turi është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.