Categories: LajmeSport

125 gola me fanellën e Interit, Lautaro: Rinovimi? Jemi në rrugën e duhur

Me golin e shënuar kundër Salernitanës (i 99-ti në Serie A), Lautaro Martinez bën një hap tjetër në historinë e Interit: 125 gola gjithsej në të gjitha kompeticionet për argjentinasin, i cili ia kalon një ish-sulmuesi dhe kapiteni tjetër si Icardi dhe tani është i teti në listën e golashënuesëve më të mirë të të gjitha kohërave të skuadrës zikaltër.

Për më tepër, argjentinasi është lojtari i tretë në historinë e Interit që shënon të paktën 20 gola për tre sezone radhazi në Serie A pas Giuseppe Meazza (pesë – nga 1929/30 deri në 1933/34) dhe Stefano Nyers (katër – nga 1948 /49 deri në 1951/52).

“Ne i qasemi të gjitha ndeshjeve në të njëjtën mënyrë. Ndonjëherë kemi sukses, ndonjëherë jo; por ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë të njëjtën punë. Në këtë rrugëtim kemi punuar shumë për pjekurinë, tani dalim në fushë të ndërgjegjshëm si grup dhe ekip dhe mundohemi ta demonstrojmë në çdo ndeshje.

 Ne po ecim përpara me forcën e grupit, kanë ardhur lojtarë të rinj dhe të gjithë janë vënë në dispozicion. Po punojmë për ta çuar Interin në krye. Rinovimi? Jemi në rrugën e duhur, kam ende dy vite e gjysmë nga kontrata ime aktuale”, ka thënë Lautaro Martinez pas fitores së djeshme kundër Salernitanës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.