Categories: LajmeShëndetësi

13 mijë gra në vit me virusin e papilomës, 50 mijë kontrolle në katër vite

Çdo grua seksualisht aktive është e rrezikuar të preket nga virusi “Human Papiloma” (HPV), që shkakton kancer të qafës së mitrës, por organizmi edhe i vetëpastron ato.

Kështu e nis intervistën e tij për RTSH, Alban Ylli, sipas të cilit programi kombëtar që depistoi në 4 vitet e fundit rreth 50 mijë gra të moshës 40–50 vjeç për tipat me risk të lartë të virusit zbuloi se çdo vit preken rreth 13 mijë gra.

Ne kapim viruset që janë persistente, kronike dhe me risk të lartë. Kështu nuk janë më shumë se 5–6% e grave 40–50 vjeç në Shqipëri. Në momentin që në identifikojmë këtë virus, e konsiderojmë gruan më risk të lartë dhe i rekomandojmë vizitë tek gjinekologu. Ato kanë nevojë edhe për një ekzaminim shtesë që është pap-testi, por tani nuk kemi nevojë të depistojmë të gjitha gratë 50–60 vjeç, por vetëm 6% të grave të infektuara me HPV me risk të lartë, i cili ka shanse të shkojë deri në ndryshime qelizore të cilat mund të kapen nga pap-testi,” tregon Alban Ylli, ekspert i programit kombëtar të HPV në Institutin e Shëndetit Publik.

Kanceri i qafës se mitrës në Shqipëri merr vitet më të shëndetshme të jetës.

Ky është një kancer që kapet në të 50-tat dhe nivelet e riskut janë më të larta 40–60 vjeç, pastaj bien. Në Shqipëri çdo vit kemi rreth 120 raste të reja më këtë kancer dhe rreth 40 vdekje. Kjo incidencë ka filluar të bjerë,” shton z. Ylli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

22 minutes ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

27 minutes ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

32 minutes ago

Zona e Zdrales vijon transforminin – Bizneset vlerësojnë investimin që po kryhet

Zona e Zdrales po përjeton një transformim të dukshëm nga dita në ditë. Në një…

34 minutes ago

Konkurs për Orkestrën Simfonike të Shkodrës – Bashkia ka ngritur një komision të kryesuar nga dirigjenti Jetmir Barbullushi

Kjo e hënë ka shënuar një moment të rëndësishëm për Orkestrën Simfonike të Shkodrës, me…

40 minutes ago

Çmimi i zbritur, përfitojnë 60 mijë familje – Zhuka: Gjatë 2025- ës janë parashikuar investime në linjat e dëmtuara

60 mijë abonentë familjarë në qarkun Shkodër, muajin e ardhshëm do të faturohen me çmimin…

48 minutes ago

This website uses cookies.