13 qershor, “Nata e madhe e Shna Ndout”, mijëra pelegrinë kalojnë natën në Kishën e Laçit
Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë. Mijëra besimtarë e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin në mesin e muajt Marsit dhe kulminojnë më 13 Qershor.
Datat 12 dhe 13 qershor shënojnë Festën e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave.
Pelegrinët të cilët i përkasin besimeve të ndryshme vinë këtu me me shpresen dhe besim që lutjet e tyre të dëgjohen. Për to kjo natë është një natë shprese dhe besimi .
Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII dhe është një objekti i rëndësishem i kultit. Ajo mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik.
Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, të cilët pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë “vendin që bën mrekulli”