13 shtatori, seanca ndaj McGonigal-it/ Avokati i ish-agjentit të FBI-së: Çështja…

13 shtatori seanca ndaj McGonigal it Avokati i ish agjentit te FBI se

13 shtatori seanca ndaj McGonigal it Avokati i ish agjentit te FBI se

13 shtatori, seanca ndaj McGonigal-it/ Avokati i ish-agjentit të FBI-së: Çështja mund të zgjidhet pa shkuar në gjyq

Avokati i ish-kreut të kundërzbulimit të zyrës së FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, i cili është akuzuar për fshehjen e 225 mijë dollarëve që dyshohet se ka marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, ka deklaruar se pret që çështja kundër klientit të tij në Uashington DC, të zgjidhet pa dalë në gjyq.

Veterani 22-vjeçar i FBI-së, i cili doli në pension në vitin 2018, u akuzua në janar në dy aktakuza të veçanta në Nju Jork dhe Uashington DC se kishte punuar për një preJ oligarkëve rusë, I vendosur nën sanksione nga SHBA pas luftës në Ukrainë.

Gjatë një konference të ditës së sotme, avokati i McGonigal-it, Seth DuCharme vuri në dukje se të pandehurit kanë dy zgjedhje – të pranojnë fajin ose të shkojnë në gjyq. Ai u shpreh se kishte shanse që çështja të zgjidhet pa pasur nevojë të shkohet në gjyq.

Nga ana e tij McGonigal nuk ka pranuar akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

Komentet e DuCharme sugjerojnë se prokurorët e qeverisë dhe avokatët e McGonigal mund të punojnë përmes një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë në këtë rast, megjithëse DuCharme vuri në dukje se ishte i interesuar të shihte pjesën tjetër të provave të prokurorit, ku përfshihen dokumente të sigurisë kombëtare që ende kërkojnë disa redaktime.

Është e paqartë se si do të dukej një marrëveshje për pranimin e fajësisë midis prokurorëve dhe McGonigal dhe për cilat ai mund të deklarohet fajtor, transmeton CNN.

Gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly ka caktuar seancën tjetër që do të mbahet më 13 shtator.

“Shpresojmë se do të kemi lajme të mira për ju herën tjetër” u tha gazetarëve, avokati DuCharme Kollar-Kotelly.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.