135-vjetori i At Martin Gjokës / Përkujtohet me koncert në hollin e Teatrit “Migjeni”

at martini

Në hollin e Teatrit “Migjeni” në Shkodër u zhvillua një koncert përkujtimor në nderim të 135-vjetorit të lindjes së kompozitorit të njohur At Martin Gjoka, një prej figurave më të shquara të muzikës shqiptare.

Koncerti solli për publikun pasazhe për piano dhe vokal nga albumi “24 pjesë e artikuj mbi veprën e At Martin Gjoka”, interpretuar nga artistë shkodranë.

Ideatori dhe muzikologu Qamil Gjyrezi vlerësoi kontributin unik të At Martin Gjokës në ndërtimin e bazave të muzikës profesioniste shqiptare.

Muzikanti Anton Kaftalli e cilëson këtë koncert si një akt respekti dhe rikthimi të vlerave të trashëgimisë muzikore kombëtare.

ANTON KAFTALLI Muzikant

Aktiviteti u drejtua nga koncert-maestër Rozeta Leka dhe u organizua me synimin për të promovuar më tej veprën e një prej kompozitorëve të parë shqiptarë me formim të thellë muzikor dhe shpirt artistik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.