14 gjyqtarë të GJKKO dhe të Apelit, vizitë në SHBA. Ambasada: I mbështesim që të vendosin në mënyrë të pavarur

Shtatë gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme dhe shtatë gjyqtarë të Apelit të Gjykatës së Posaçme ndodhen në SHBA, për të shkëmbyer ide me gjyqtarë dhe prokurorë amerikanë mbi pavarësinë, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor.

Në një njoftim, ambasada e SHBA shkruan se gjyqtarët amerikanë theksuan rëndësinë e vendosjes së çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje pavarësisht kritikave apo edhe kërcënimeve.

Këtë javë, shtatë gjyqtarë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe shtatë nga Gjykata e Posaçme e Apelit po vizitojnë Shtetet e Bashkuara në një udhëtim të udhëhequr nga Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT) dhe financuar nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) për të shkëmbyer ide me gjyqtarë dhe prokurorë mbi tema kyçe, përfshirë pavarësinë, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor. Delegacioni filloi vizitën në Denver, Kolorado të hënën, ku u takua me dymbëdhjetë gjyqtarë amerikanë të themelit dhe të apelit dhe vëzhguan procedurat gjyqësore. Gjyqtarët amerikanë shprehën admirimin dhe mbështetjen e tyre për punën jetike të gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve”, shkruan ambasada amerikane.

Kjo vizitë vjen pas udhëtimit në korrik në Shqipëri të tre Kryetarit te Gjykatës së Rrethit Robert J. Shelby, gjyqtares së Gjykatës Supreme të Utah, Paige Petersen dhe Prokurores së SHBA, Trina Higgins.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe për t’i nxitur ata të vendosin në mënyrë të pavarur, bazuar vetëm në ligj dhe fakte”, përfundon postimin ambasada amerikane.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.