6dd2e4f601104058814a2c8900d6a48d
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi në vitin 2007 se 14 nëntori do të ishte Dita Botërore e Diabetit. Dokumenti pranoi “nevojën urgjente për të ndjekur përpjekjet shumëpalëshe për të promovuar dhe përmirësuar shëndetin e njeriut dhe për të ofruar akses në trajtim dhe edukim për kujdesin shëndetësor”.
Ritmet e shtimit të rasteve me diabet janë rritur në të gjithë botën. Sipas statistikave të OKB-së, prevalenca globale e diabetit është pothuajse dyfishuar që nga viti 1980, duke u rritur nga 4.7% në 8.5% në popullatën e rritur.
Sot më shumë se 460 milionë të rritur jetojnë me diabet, krahasuar me 108 milionë të tillë, në vitin 1980. Kjo pasqyron një rritje të faktorëve të rrezikut të lidhur si mbipesha ose obeziteti. Gjatë dekadës së fundit, prevalenca e diabetit është rritur më shpejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në vendet me të ardhura të larta.
Në Shqipëri ka më shumë se 150 mijë diabetikë. 90 përqind janë diabet i tipit 2 që është i moshës adulte, shfaqet kryesisht pas moshës 30-vjeçare.
Diabeti është shkaku kryesor i verbërisë, mosfunksionimit të veshkave, goditjes në zemër, goditjes në tru dhe amputimit të gjymtyrëve të poshtme. Ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe shmangia e përdorimit të duhanit mund të parandalojnë ose vonojnë diabetin e tipit 2. Përveç kësaj, diabeti mund të trajtohet dhe pasojat e tij të shmangen ose të vonohen me mjekim, kontroll të rregullt dhe trajtim për komplikime.
Por ende 100 vjet pas zbulimit të insulinës, miliona njerëz me diabet në mbarë botën nuk mund të kenë qasje në kujdesin që kanë nevojë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.